Bota merr frymë më lehtë: Kim shkatërron tunelet ku janë kryer provat bërthamore

Bota merr frymë më lehtë: Kim shkatërron tunelet ku janë kryer provat bërthamore

Duket se Koreja Veriore i shkatërroi plotësisht tunelet në të cilët  ka kryer testimet nukleare, transmeton BBC.

Autoritetet e Phenianit më parë i kanë ftuar mediet ndërkombëtare të përcjellin mbylljen e lokacionit Punggye-ri.

Gazetarët e huaj të cilët gjenden në Korenë Veriore afër poligonit për prova bërthamore, kanë thënë se kanë parë një shpërthim të madh.

Koreja Veriore, më herët sivjet ka ofruar t’i shkatërrojë poligonet bërthamore si pjesë e rihapjes së negociatave diplomatike me Korenë Jugore dhe SHBA. Mirëpo, ekspertët besojnë se poligoni vetëm pjesërisht është rrënuar, pas testimit në shtator të vitit të kaluar prej kur ka mbetur i pashfrytëzuar, shkruan BBC.

Inspektorëve ndërkombëtar nuk i është lejuar të marrin pjesë në demontimin e poligonit, i cili gjendet nëpër male në verilindje të vendit.

Gazetari i “Sky News” Tom Cheshire ishte në grup të reporterëve të huaj të cilët ishin ftuar të merr pjesë.

“Kemi shkuar buzë malit dhe e kemi shikuar shpërthimin nga largësia prej 500 metrave. Kanë paralajmëruar me numërim “tre, dy, një”, dhe më pas ndodhi një shpërthim i madh. Mund të ndihej, gjithandej kishte pluhur dhe na goditi vala e nxehtësisë. Ishte shumë i zëshëm”, ka thënë ai./Insajderi.com.