Borxhi i Tribuna Channel ndaj moderatores se njohur

Borxhi i Tribuna Channel ndaj moderatores se njohur

Moderatorja e njohur ka telashe me pagat që ende nuk i janë paguar nga televizioni ku kishte punuar më parë. Tribuna Channel ia ka borxh Jehona Bajrami-Gashit 1 mijë e 873 euro.

Jehona aktualisht punon si prezantuese e lajmeve në televizionin Klan Kosova.

Më parë ajo e kishte bërë të njëjtën punë edhe në Tribuna Channel, por atje i mbetën borxh disa paga. Njëjtë kishin vepruar edhe ndaj bashkëshortit të saj, Dardan Gashi, i cili mban pozitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Diasporë.

Kurse ndaj burrit të saj, po ky televizion i ka borxh 10 mijë euro. Këto të dhëna janë prezantuar në formularin e deklarimit të pasurisë së ministrit Gashi.

Tribuna Channel është në pronësi të Sejdi Demirit dhe Besjana Hotit, dhëndri dhe vajza e nënkryetari të PDK-së, Rexhep Hoti./Insajderi.com