Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm, ka folur në Puls të Ktv-së, për borxhin që qytetarët u kanë komunave si pjesë e mospagesave për tatimin në pronë.
Komunat, për shkaqe të ndryshme nuk kanë arritur që t’i mbledhin nga qytetarët rreth 161 milionë euro, ka thënë ai.
“Sipas gjetjeve tona, Komunat nuk i kanë inkasuar 161 milionë euro nga tatimi në pronë”, ka thënë Osmani.