Borussia e Dortmundit kthehet te suksesi në Kupën e Gjermanisë, pas tre finaleve radhazi të humbura. Skuadra e Tuchel triumfoi 2-1 në finalen e luajtur në “Olympiastadion” të B" />

Borussia Dortmund e mbyll sezonin me trofe [video]

Borussia Dortmund e mbyll sezonin me trofe [video]

Borussia e Dortmundit kthehet te suksesi në Kupën e Gjermanisë, pas tre finaleve radhazi të humbura. Skuadra e Tuchel triumfoi 2-1 në finalen e luajtur në “Olympiastadion” të Berlinit, përballë Eintracht Frankfurt dhe për të katërtën herë në histori shpallet fituese e trofeut të dytë për nga rëndësia në Gjermani.

Borussia Dortmund feston edhe sepse me suksesin e regjistruar verdhezinjtë shpëtuan sezonin, por jo gjithçka ishte e lehtë në fushë. Të nisur me petkun e favoritëve, Dembele i dha verdhezinjve avantazhin e shpejt, pas vetëm 8 minutave lojë.

Megjithatë, Eintracht Frankfurt nuk u dorëzua. Sulmuesi kroat Ante Rebic riktheu baraspeshën në të 29-ën, ndërsa ndeshja u vendos nga Aubameyang, që edhe pse nuk luajti në nivelet e zakonshme, shënoi golin vendimtar të sfidës me 11-metërsh.

Rrjeta vulosi triumfin e Borussia Dortmund dhe i dha fund përrallës së ekipit nga Frankfurti, që ëndërroi të luante në Europë.

Me suksesin e verdhezinjve, që janë të kualifikuar direkt në Champions, vendi në grupet e Europa League i kalon Hertha Berlin, e cila e mbylli kampionatin gjerman në vendin e gjashtë, ndërsa nëpërmjet vendit të shtatë, Freiburgu i Amir Abrashit do të luajë në turet kualifikues.

http://www.dailymotion.com/video/x5o4s4x_eintracht-frankfurt-vs-borussia-dortmund-1-2_sport