Bordi politik prapa koncertit të Dua Lipës dhe fondacioni që nuk i ndihmoi askujt

Kryetari i Prishtinës dhe i PSD-së, një drejtuese fondesh e afërt me kryeminsitrin Ramush Haradinaj, një biznesmen i telefonisë mobile i lidhur ngushtë me presidentin Hashim Thaçi,bashkë me ish-presidenten Atifete Jahjaga janë bërë  bashkë në një bord të një fondacioni që drejtohet nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së njohur.Por ky fondacion përpos një koncerti dhe një festivali që do mbahet këtë verë, nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet për çka e kanë si mision.

Bordi politik prapa koncertit të Dua Lipës dhe fondacioni që nuk i ndihmoi askujt

Kur me 8 gusht të vitit 2016, këngëtarja prishtinase Dua Lipa që sapo kishte “shpërthyer” në tregun e muzikës ndërkombëtare, vizitoi Prishtinën për të mbajtur një koncert dhe dhënien e lajmit se po hapte një fondacion për të ndihmuar muzikantët e rinj kosovarë, kishte bërë një gafë. Pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ishte referuar si kryeminsitër.

Prapa këtij momenti qesharak fshihet një bashkëpunim tejet serioz mes Shpend Ahmetit që po qeverisë me mandatin e tij të dytë, dhe këngëtarës e babait të saj Dukagjin Lipa, në Fondacionin “SunnyHill” që thotë se ka për qëllim “ofrimin e ndihmës për të rinjt kosovar në arte” por që deri më tani ka arritur të organizojë një koncert që është mbajtur para dy viteve dhe një festival të muzikës. Por aktivitetet të Fondacionit nuk janë vërejtur.

Përpos Shpend Ahmetit që doli nga Lëvizja Vetëvendosje për t’u bërë kryetari i Partisë Socialdemokrate duke e shënuar kështu një qarje të metejmë të opozitës, në bordin e Fondacionit që sipas përshkrimit zyrtar “funksionon nën patronazhin e Dua Lipës” por drejtohet nga babai i saj, ish-këngëtari me famë shqiptare, Dukagjin Lipa, janë edhe disa emra të tjerë të lidhur ngushtë me akterët kryesor politik në vend.

Bordi i këtij Fondacioni përpos përbëhet nga njerëz që nuk janë kryetar partishë sikur Shpend Ahmeti por që lidhen ngushtë me disa nga emrat më të fuqishëm të politikës në Kosovë.

Laura Kryeziu-Selimi që në Bordin e fondacionit prezantohet si themeluese e Fondacionit “LKS” e që i ishte bashkangjitur partisë së kryeminsitrit Ramush Haradinaj në zgjedhjet e 2014-ës, drejtori i kompanisë “Ipko”Bujar Musa i cili ka lidhje te ngushta me presidentin Hashim Thaçi duke ia lëshuar edhe banesën dhe drejtuesi i Agjencisë shtetërore për Investime, Besian Mustafa i cili ishte emëruar në kohën e kryeministrit Isa Mustafa por që i ka mbijetur edhe Qeverisë së Ramush Haradinaj, janë vetëm disa nga figurat kyqe të këtij Bordi.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell janë dy personalitetet e vetme që nuk kanë lidhje politike e që janë pjesë e Bordit të Fondacionit “SunnyHill”.

Ky fondacion ishte prezantuar në vitin 2016 kur këngëtarja prishtinase Dua Lipa që sapo ishte bërë e famshme, edhe për shkak të përkrahjes nga audienca shqipfolëse, kishte mbajtur një koncert në Parkun e Gërmisë.

Atë kohë koncertin e kishte organizuar Komuna e Prishtinës me në krye me Shpend Ahmetin dhe kompaninë e babait të Dua Lipës “Republika” Dukagjin Lipa  që tashmë drejton Fondacionin “SunnyHill”.

Komuna e Prishtinës kishte mbuluar shpenzimet teknike të organizimit të koncertit, që sipas vet tij dhe babait të Dua Lipës po organizohej që të mblidheshin para për bamirësi.

“Dëshira e Duas ka qenë që të gjitha të mirat materiale nga shitja e biletave dhe sponsorëve do të shkojnë në Fondacion të bamirësisë që quhet ‘SunnyHill’. Të gjitha të mirat materiale do të shkojnë për bamirësi në Kosovë”, kishte thënë Dukagjin Lipa në vitin 2016.

“Një javë ose dy javë pas përfundimit të faturimit, do të dalim me shifrën e plotë të mbledhuna për SunnyHill dhe do të qesim një ARF për ndihmë të rinjëve dhe pjesës së margjinalizuar kosovare që ka nevojë për ndihmë. Kjo është kërkesë e Duas”, kishte shtuar ai.

https://www.youtube.com/watch?v=k9rycB1RTLY

Por tash e dy vite, ky Fondacion nuk ka bërë asnjë publik të të dhënave nga shitja e biletave e as nuk ka bërë ndonjë ndarje të fondeve për të ndihmuar të rinjtë dhe pjesën e margjinalizuar, sic thoshte Lipa në vitin 2016.

Krejt kjo ka ndodhë në drejtimin e Bordit të Fondacionit, teksa në plan të dytë, është punuar për të organizuar një festival që quhet njejtë si Fondacioni “SunnyHill”. Përsëri protagonistja e festivalit sikurse koncertit është Dua Lipa, teksa biletat për dallim nga viti 2016 janë rritur ndjeshëm.

View this post on Instagram

So proud of my dad @dukagjinlipa who had an idea and a dream and is doing exactly what he said he would. Id like to think I got some of my persistence and hunger from both my parents who have showed me that hard work will always shine through. He had an idea to create a festival in Prishtina, Kosova with lots of international and home acts to really help put Kosova on the map culturally. We have been so lucky to have all our friends join us for one of the most fun and musically diverse line-ups in the region. Sunny Hill festival is coming this summer to Germia Park and 25% of all ticket proceedings are going to the Sunny Hill Foundation to aid the youth of Kosova in creative arts. I’m so excited to head down a few days prior to the festival to do some work with the charity and visit my hometown! Tickets are available via sunnyhillfestival.com !! SEE YOU THERE! ????

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Në vitin 2016 bileta për koncertin e Dua Lipës ka qenë 10 deri 15 euro ndërsa për koncertin e saj që do të mbahet në kuadër të Festivalit tre ditor gjatë gushtit në Parkun e Gërmisë, biletat kushtojnë nga 35, 75 dhe 200 euro. Por këtë herë vetëm 20% e të hyrave nga shitja e biletave do të shkojnë për Fondacionin “SunnyHill”. /Insajderi.com