Këtu e gjeni videon e plotë të dokumenta" />

Bordi i ZRrE-së emërohet kundërligjshëm nga Qeveria Haradinaj – Kjo është historia e këtij krimi

Bordi i ZRrE-së emërohet kundërligjshëm nga Qeveria Haradinaj – Kjo është historia e këtij krimi

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Privatizimi i Shtetit”.

Këtu e gjeni videon e plotë të dokumentarit.

Është ky një dokumentar që do të gërmojë thellë mbi fenomenin e emërimeve të larta në shërbimin civil, dhe pozita tjera, e që po mbushen me militantë partish në pushtet.

Në këtë dokumentar Visar Rushiti nga “Demokrai Plus”, një OJQ e specializuar në hulumtimin e korrupsionit tregon historinë e pabesueshme të emërimit të bordit të ZRrE-së nga Qeveria Haradinaj. Si ndodhi ky krim?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi do të bëhen publike fakte që dëshmojnë që Qeveria e Ramush Haradinajt si asnjë tjetër më parë e ka shndërruar Shërbimin Civil në Shërbim Partie. E ka prishur një traditë të mbajtjes së disa pozitave për njerëz profesionistë duke ua dhënë ato ose familjarëve të liderëve në pushtet, ose njerëzve të besueshëm të partive të tyre.

Si po e shkatërron Shërbimin Civil kosovar Qeveria e Haradinajt?

Cili parti e koalicionit PAN më shumë se të tjerat i ka mbushur pozitat e larta shtetërore me militantë partie?

Pse prokurorët nuk po nisin hetime për emërimet e larta publike që po bëhen në mënyrë të kundërligjshme?

Këto dhe përgjigje të tjera mësohen në dokumentarin “Privatizimi i Shtetit”.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com