Bonucci përplasët me shokun e skuadrës

Bonucci përplasët me shokun e skuadrës

Ndizen gjakrat te AC Milan për çështjen e numrit 19, që kërkohet nga Franck Kessie dhe Leonardo Bonucci.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, blerja e parë e Milan në këtë verë, nuk ka ndërmend t’ia lirojë këtë numër blerjes së bujshme të ardhur nga Juventus dhe paska diskutuar ashpër për këtë temë me drejtorin sportiv Mirabelli.

Për të dy, ky numër ka një vlerë shumë të madhe simbolike. Në klub duan të shmangin një çështje diplomatike dhe do të zgjidhin sa më shpejt një situatë që po bëhet kaotike.

Kessie kërkon të mbajë numrin 19, atë me të cilin ka luajtur gjithmonë në Serie A dhe të përkon me datëlindjen e tij dhe datën e vdekjes së babait.

Për Bonucci gjithashtu është e rëndësishme sepse është datëlindja e bashkëshortes dhe emër mbiemri i tij me llogari nëpërmjet të disa kritereve numerik çon te numri 19.

Të dyja palët mbeten të fortë në kërkesat e tyre. Montella nuk ndërhyn dhe para ndeshjes kundër Guangzhou, ditën e premte, menaxheri Abbiati dhe drejtuesi Mirabelli duhet ta kenë zgjidhur këtë çështje.