Bon Jovi për herë të parë në Tiranë

Bon Jovi për herë të parë në Tiranë

Grupi legjendar i muzikës rok, Bon Jovi, do të performoj për herë të parë në Tiranë më 14 mars, në ditën kur në Shqipëri shënohet Dita e Verës.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të këtij eventi.

“Siç e do tradita artistët më të mirë vijnë në Shqipëri për të festuar Ditën e Verës. Këtë vit G.A Tirana Events do të sjellë bandën e famshme Bon Jovi në Stadiumin “Qemal Stafa”, shkruhet në këtë faqe.

Biletat për këtë koncert do të jenë në shitje që nga dita e hënë./Insajderi.com