“Bombë” në aeroplan: Pasagjerët detyrohen të shkruajnë fjalën “bombë” me të dyja duart

“Bombë” në aeroplan: Pasagjerët detyrohen të shkruajnë fjalën “bombë” me të dyja duart

Në një aeroplan të kompanisë turke Turkish Airlines (THY), në tualet është gjendur një mbishkrim ku shkruante “bombë”, ndërkaq menjëherë pas kësaj aeroplani u detyrua të bëjë ulje urgjente në Irlandë.

Pas uljes të gjithë pasagjerët u detyruan të shkruajnë fjalën bombë me të dyja duart. Ndërkaq, autoritetet thonë se kjo është një prej mënyrave për ta hetuar rastin më tutje, shkruajnë mediat turke

Sipas tyre, ata tashmë kanë marrë shembujt e shkrimeve të të gjithë pasagjerëve dhe do të tentohet që të gjendet shkrimi më i afërt në mënyrë që të fillojnë hetimet ndaj personave të caktuar.

Aeroplani që udhëtonte nga Hjustëni drejt Stambollit kishte 227 pasagjerë dhe kishte bërë zbritje urgjente në aeroportin Shannon të Irlandës, raporton Insajderi.

Ndërkaq, pas 7 orë e 23 minuta vonesë, aeroplani ka arritur në destinacion, pra, në Stamboll. Por, trajtimi që iu bë pasagjerëve aty nuk ishte i zakonshëm.

Të gjithë pasagjerët pasi që hyrën në terminal, janë ftuar në një sallë të veçantë, ku edhe u detyruan të shkruajnë fjalën “bomb”.

Por, shkrimi i tyre nuk përfundoi vetëm me atë fjalë. Atyre iu kërkua që së bashku me fjalën, të shkruajnë edhe adresën e tyre të banimit së bashku me disa informacione të tjera, shkruan Insajderi.

Pasagjerët rrëfejnë se përderisa ishin në ajër, hostesët kanë kontrolluar të gjithë aeroplanin me arsyetimin se në aeroplan mund të ketë ndonjë gjësend i dyshimtë.

Kompanitë ajrore kanë rritur dukshëm shumë masat e sigurisë, pas kërcënimeve të shumta që iu janë drejtuar./Insajderi