Bombardohet aeroporti i Dijarbakirit në Turqi

Bombardohet aeroporti i Dijarbakirit në Turqi

Raketat e lëshuara, sipas gjasave, prej militantëve kurdë, drejt aeroportit të qytetit kryesor të juglindjes së Turqisë, Dijarbakir, kanë detyruar pasagjerë e pjesëtarë të stafit të vrapojnë për të shpëtuar kokën.

Megjithatë, raporte për viktima nuk ka, ndërsa ngjarja nuk ka shkaktuar pezullim të fluturimeve.

Militantët kurdë e kanë kthyer Dijarbakirin në qendër të rebelimit të tyre 3-dekadësh. Sulmi i fundit erdhi pak ditë pas nisjes së inkursionit ushtarak turk në Siri, qëllimi i të cilit është zmbrapsja e militantëve të Shtetit Islamik, por edhe bllokimi i përpjekjeve të kurdëve për të fituar territoret që mbeten pa kontroll pas tërheqjes së militantëve, raporton Top Channel.

Ofensiva përtej kufirit shënoi edhe viktimën e parë në anën e turqve, një ushtar i vrarë kur luftëtarët kurdë mësynë e shkatërruan, siç thonë, tre tanke të forcave të Ankarasë.