Bombardimet në Siri lënë pa ujë afër dy milionë banorë

Bombardimet në Siri lënë pa ujë afër dy milionë banorë

Sulmet e intensifikuara ajrore në qytetin Alepo të Sirisë kanë lënë afër dy milion banorë pa ujë, ka njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas OKB-së, sulmet e ashpra të së premtes ndaluan riparimet që kanë qenë duke u bërë në fabrikat e ujit

Përveç kësaj, një fabrikë tjetër e ujit që mbulon nevojat e qyteti është mbyllur, shkruan BBC.

Sulme të reja u raportuan  edhe të shtunën, derisa ushtria siriane po tenton të rimarrë qytete të kontrolluara nga rebelët.

Mediat kanë raportuar për dhjetëra civilë të vrarë./Insajderi.com