Sfida ishte e vlefshme për eliminatoret e titullit britanik të peshës “welter"

Boksieri në gjendje kritike për jetën pas duelit

Boksieri në gjendje kritike për jetën pas duelit

Boksieri britanik Mike Towell është në gjendje kritike për jetën, pas një dueli të zhvilluar dje në Glasgou, ku ai ra pa ndjenja në ring.

25-vjeçari (11 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim në karrierën e tij), ra pa ndjenja në tapet në raundin e pestë gjatë një përballje me patriotin e tij Dale Evans. Organizatori i duelit u shpreh: “Është një moment i vështirë për ne dhe lutemi që boksieri të shpëtojë dhe të jeët sërish mes nesh”.

Sfida mes dy boksierëve ishte e vlefshme për eliminatoret e titullit britanik të peshës “welter”. Boksieri u shtrua me urgjencë në spitalin “Mbretëresha Elizabetë”, ku dhe po monitorohet nga mjekët, raporton Telesport.al.

“Ne vendosëm ta ndërpresim menjëherë duelin në raundin e pestë pasi pamë gjendjen e Mike, që ndodhet në gjendjen kritike për jetën”, tha menaxheri i boksierit, që e ka kaluar natën në spital bashkë me familjarët e tij.