Boksieri gjerman Charr mposht rusin Ustinov për titullin e kampionit në WBA

Boksieri gjerman Charr mposht rusin Ustinov për titullin e kampionit në WBA

Boksieri gjerman, Manuel Charr, ka triumfuar kundër rivalit Aleksandr Ustinov nga Rusia me vendim unanim të gjyqtarëve dhe e ka fituar titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë, në asociacionin WBA.

Takimi u zhvillua mbrëmë vonë në Oberhauzen të Gjermanisë.

Me këtë fitore, boksieri Charr, i lindur në Liban, u bë gjermani i parë që e ka fituar titullin e kampionit në kategorinë e rëndë, pas Max Schmelingut, i cili ishte kampion në periudhën 1930-1932, shkruan rel.

Manuel Charr, 33 vjeçar, arriti në Gjermani në vitin 1989 si refugjat. Deri tash ai i ka fituar 31 duele, ndërsa i ka humbur vetëm 4 sosh.

Rivali i tij i mbrëmshëm, Ustinov 40 vjeçar, i njohur si “Aleksandri i Madh”, i ka fituar 34 duele, ndërsa i ka pësuar vetëm dy disfata. /Express/