Kompania amerikane e prodhimit të avionëve, Boeing, është duke punuar mbi projektin e avionëve të pasagjerëve hipersonik të shpejt 5 herë më shumë se zëri, transmeton A" />

Boeing punon mbi avionët e pasagjerëve hipersonik

Boeing punon mbi avionët e pasagjerëve hipersonik

Kompania amerikane e prodhimit të avionëve, Boeing, është duke punuar mbi projektin e avionëve të pasagjerëve hipersonik të shpejt 5 herë më shumë se zëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, Boeing promovoi projektin e avionit pasagjerësh hipersonik, që në orë mund të arrijë deri në 6.120 kilometra në orë.

Fluturimi mes New York dhe Londrës zgjat rreth 8 orë me avionët normal, ndërsa me ata hipersonik do të zbres deri në 2 orë.

Projekti i këtij avioni pritet të zbatohet brenda 20-30 viteve, ndërsa ka një kapacitet prej 32 pasagjerësh.

Planifikohet që të përdoren materiale rezistente ndaj temperaturës së lartë në sipërfaqen e jashtme në mënyrë që avionët të mund të përballojnë shpejtësinë hipersonike.

Punimet janë zhvilluar bashkë me Institutin Amerikan të Aeronautikës dhe Astronautikës në Atalanta, ndërsa punimet dizajnuese kanë zgjatur 6 vite.