Boeing hap fabrikë në Kinë për montimin e avionëve

14.03.2017 10:38
Boeing hap fabrikë në Kinë për montimin e avionëve

Kompania amerikane Boeing hapi fabrikën e saj të parë në Kinë për montimin e avionit Boeing 737, transmeton Anadolu Agency.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se Boeing në bashkëpunim me kompaninë kineze COMAC në fund të këtij muaji do të fillojë me ndërtimin e fabrikës për montimin e avionëve në qytetin Zhoushan në Kinën lindore.