Blushi: Jam më i mirë se Edi Rama

Blushi: Jam më i mirë se Edi Rama

Deputeti i Partisë Socialiste Shqiptare, Ben Blushi ka konfirmuar kandidaturën e tij për  postin e kryetarit të PS-së,nëse do të ketë garë në Kongresin e 19 marsit, raporton Insajderi.

Në emisionin “Top Story” Belushi tha se “Rama po e mban padrejtësisht këtë detyrë, duke mos pranuar zgjedhje të reja brenda partisë prej dy vitesh”.

Sipas tij në 2009, Rama humbi zgjedhjet por nuk u largua, madje ai ndërroi statusin dhe rikandidoi, ndërsa që nga 2013 pasi i fitoi zgjedhjet më nuk mbajti zgjedhje të tjera.

“A është kjo demokraci e brendshme?”, ka pyetur Blushi.

Blushi  potencoi disa herë faktin se në e merr drejtimin e PS-së, do ta drejtoj këtë parti më mirë se sa Edi Rama, dhe se dëshiron ta bëj PS-në një parti më të hapur demokratike, dhe një parti të majtë gjë që nuk është sot, sipas tij.