Disa ditë pasi si pasojë e mungesës së sigurisë në shtëpitë e vjetra në Zonën Historike të Prizrenit, humbi jetën" />

Bllokimi i shtëpive të vjetra lë pa kulm mbi kokë nënën e Xheneta Gashit

Bllokimi i shtëpive të vjetra lë pa kulm mbi kokë nënën e Xheneta Gashit

Disa ditë pasi si pasojë e mungesës së sigurisë në shtëpitë e vjetra në Zonën Historike të Prizrenit, humbi jetën vajza 3-vjeçare Xheneta Gashi, Komuna e Prizrenit ka vendosur që të sigurojë qasjen në këto shtëpi duke vendosur disa gypa betoni që përdoren për kanalizim.

Ky vendim për të siguruar në këtë formë shtëpitë ka ardhur si formë e vendosjes së sigurisë në shtëptë e vjetra në rrugën “Marlin Barleti” të cilat, Komuna e Prizrenit dëshiron t’i rrënojë tërësisht ndërsa Ministria e Kulturës, dëshiron t’i mbrojë ato, duke planifikuar t’i restaurojë.

Por kjo formë e bllokimit të shtëpive në të cilat nëna e Xhenetës së ndjerë, Lirie Gashi së bashku me kunatën e saj kanë jetuar deri tash, i ka lënë ato pa shtëpi.

“Për momentin jemi tek familjet tona në një fshat në Suharekë ku edhe po qëndrojmë deri sa të bëhet një zgjidhje. Isha sot me i marr teshat por më thanë që të shkoj nesër pasi nuk mund të hy aty”, ka thënë Lirie Gashi për Insjaderin.

Gjetja e një shtëpie apo banese për nënën e Xheneta Gashit varet nga donacionet e qytetarëve thotë ajo, teksa ka bërë thirrje nëpërmjet Insajderit që ta ndihmojnë duke i grumbulluar paratë për ta siguruar shtëpinë.

“Falënderoj të gjithë ata që deri më sot më kanë sjellë ushqim e gjëra të tjera dhe që kanë dhanë edhe para. Tash që në atë shtëpi ku ka dek Xheneta nuk mund të shkojë më, më duhet të pres deri sa të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Lirie Gashi nëpërmjet telefonit.

Ajo ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë ta bëjnë atë duke dërguar para në një xhirollogari e cila është hapur për të: Lirije Gashi 1502001003735679 në Raiffeisen Bank. 

Për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë jashtë Kosovës, ky është SWIFT kodi i bankës Raiffeisen RBKOXKPR.