Blerje, lamtumira dhe objektiva: lëvizjet e ekipeve të mëdha evropiane

Blerje, lamtumira dhe objektiva: lëvizjet e ekipeve të mëdha evropiane

Kjo që po zhvillohet aktualisht mund të thuhet se është një nga merkatot më të çmendura të të gjitha kohërave. Skuadrat janë në kërkim të përforcimeve të duhura, për të bërë një paraqitje sa më të mirë në sezonin e ardhshëm.

Këto kanë qenë deri tani operacionet zyrtare të 9 klubeve më të mëdha të Europës: nga Real Madrid e deri te Bayern Munich.

REAL MADRID

Kampionët e Europës kanë marrë nga Betis mesfushorin e talentuar Dani Ceballos (16,5 milionë euro) dhe mbrojtësin Theo Hernandez nga Atletico Madrid (26 milionë). Sulmuesi Vinicius është marrë nga Flamengo për 45 milionë euro, por do të qëndrojë edhe për dy vite të tjerë në Brazil. Te “Los Blancos” ka pasur më shumë lëvizje për sa i takon largimeve: James Rodriguez është shitur te Bayern (huazim për dy vite me të drejtën e blerjes), Morata te Chelsea (80 milionë euro). Janë larguar edhe Mariono te Lyon, Mascarell tek Eintracht, Pepe te Besiktas, Coentrao te Sporting dhe Burgui tek Alaves. Objektivi është blerja e një sulmues, me Mbappe që është në krye të listës së dëshirave.

REAL MADRID (4-3-3) Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Modric, Casemiro, Kroos, Bale, Benzema, Cristiano Ronaldo. Tr. Zidane.

BARCELONA

Pas mbylljes së ciklit me Luis Enrique, Barcelona ka kaluar në duart e Ernesto Valverde, ish-trajner i Athletic Bilbao. Dy blerje: Semedo nga Benfica për 30 milionë euro dhe Deulofeu nga Everton për 12 milionë. Janë shitur Mathieu te Sporting, Tello te Betis dhe Masip te Valladolid. Pëlqehen Paulinho dhe Verratti për mesfushën, Cancelo dhe Bellerin për krahët e mbrojtjes. Dembele kërkohet për sulmin. Por duhet bërë kujdes për çështjen Neymar. Nëse PSG do ta konkretizojë operacionin e shekullit, do të krijohej një efekt domino me përmasa të jashtëzakonshme. Dhe katalanasit do të kthenin sytë nga Dybala.

BARCELLONA (4-3-3) Ter-Stegen, Sergi Roberto, Piquè, Umtiti, Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Messi, Suarez, Neymar. Tr.Valverde.

CHELSEA

Pas një periudhe të komplikuar, merkato e Chelsea është gjallëruar. Antonio Conte ka rinovuar kontratën deri në 2021-in dhe klubi ka bërë dy blerje në merkato. Pas Rudiger, i marrë nga Roma për 35 milionë euro, është blerë edhe Bakayoko nga Monaco për 40. Dhe në orët e fundit është marrë edhe Alvaro Morata nga Real Madrid për 80 milionë euro. Gjithashtu, në “Stamford Bridge” është transferuar edhe portieri Caballero nga Manchester City. Për sa i takon shitjeve, Ake ka kaluar te Bournemouth për 22 milionë euro, Cuadrado është blerë përfundimisht nga Juventus për 20, Begovic ka shkuar te Bournemouth për11, Traore te Lione per 10, Atsu për 7,5 te Neëcastle dhe Chalobah është transferuar te Ëatford per 5,7.

CHELSEA (3-4-3) Courtois, Azpilicueta, David Luiz, RUDIGER, Moses, Kante, BAKAYOKO, Alonso, Pedro, MORATA, Hazard. Tr. Conte.

Manchester United

Dy blerje për Mourinho deri tani. Qendërmbrojtësi Lindelof, i marrë nga Benfica për 35 milionë euro dhe sulmuesi belg Lukaku, i marrë nga Everton për 85 milionë. Janë larguar dy “big”, si Ibrahimovic dhe Rooney, me këtë të fundit që është kthyer tek Everton pas më shumë se 10 vitesh të kaluar në “Old Trafford”. Shumë shpejt do të vijë sulmi i radhës ndaj mesfushorit të Inter, Ivan pereisic. Mbahen nën vëzhgim Kostas Manolas dhe Radja Nainggolan.

MANCHESTER UNITED (4-2-3-1) De Gea, Valencia, Bailly, LINDELOF, Rojo, Herrera, Pogba, Mata, Fellaini, Mkhitaryan, LUKAKU. Tr. Mourinho.

MANCHESTER CITY

Skuadra e dytë e Mançesterit ka qenë akoma më aktive. Në fakt, “Citizens” kanë shpenzuar më shumë se 140 milionë euro deri tani në merkato. Është blerë Bernardo Silva për 50 milionë euro nga Monaco dhe Ederson për 40 nga Benfica. Garcia i është “vjedhur” Barcelona-s për vetëm 1,5 milionë euro. Në fund është marrë për 51 milionë euro nga Tottenham mbrojtësi Kyle Ëalker dhe Douglas LUiz nga Vasco da Gama për 12 milionë euro. Lajmi i fundit është arritja e marrëveshjes me Real Madrid për mbrojtësin Danilo, i cili do të kalojë në urdhrat e Guardiola-s për 30 milionë euro, por akoma nuk ka ardhur zyrtarizimi. Të kthyer nga huazimi: Mangala, Hart dhe Marlos Moreno. Të shitur: Unal te Villarreal (14 milionië). Zabaleta, Clichy, Sagna dhe Jesus Navas janë nxjerrë në merkato.

MANCHESTER CITY (4-1-4-1) EDERSON, ËALKER, Stones, Otamendi, Kolarov, Yaya Toure, De Bruyne, BERNARDO SILVA, David Silva, Sterling, Aguero. Tr. Guardiola

ARSENAL

Blerja e fundit në rend kronologjik ka qenë me peshë: është marrë nga Lyon sulmuesi francez Lacazette. Më pas është blerë edhe boshnjaku Kolasinac. Objektivat: Lemar dhe Mahrez, por mbahen nën vëzhgim edhe Arda Turan me Goretzka.

ARSENAL (4-2-3-1) Cech, Bellerin, Mustafi, Koscielny, KOLASINAC, Xhaka, Ramsey, Oxlade-Chamberlain, Ozil, Sanchez, LACAZETTE. Tr. Ëenger.

LIVERPOOL

“Të Kuqtë” kanë realizuar vetëm një blerje, Mohamed Salah nga Roma (42 milionë euro). Falë shpejtësisë dhe aftësuve teknike, pritet ta bëjë më të paparashikueshëm sulmin e skuadrës së Klopp. Shitjet: Ëisdom te Derby (2,3 milionë). Objektiva: Oxlade-Chamberlain i Arsenal, Aubameyang i Borussia Dortmund dhe Naby Keita i Leipcig.

LIVERPOOL (4-2-3-1) Karius, Clyne, Matip, Lovren, Milner, Can, Henderson, Lallana, SALAH, Firmino, Coutinho. Tr. Klopp.

PARIS SAINT GERMAIN

PSG nuk ka bërë asnjë blerje deri tani, ndërsa janë kthyer nga huazimi Jese dhe Bahebeck. Për pjesën tjetër, nuk ka ndodhur asgjë në shtëpinë e parisienëve, të cilët mund të bëhen shumë shpejt protagonistë me blerjen e Neymar nga Barcelona: 222 milionë euro për Barcelona-n dhe 30 për 5 vite për lojtarin. Një operacion i çmendur, që mund të ndryshojë historinë e futbollit.

PSG (4-3-3) Trapp, Aurier, Thiago Silva, Marquinhos, Kurzaëa, Matuidi, Rabiot, Verratti, Di Maria, Cavani, Draxler. Tr. Emery.

BAYERN MUNICH

Shumë miliona euro janë shpenzuar nga Bayern Munich i Carlo Ancelotti-t: plot 42 i janë dhënë Lyon për mesfushorin Tolisso. 20 kanë kaluar në arkat e Hoffenheim për Sule dhe 8 tek ato të Werder Bremen për talentin Gnabry. Më pas është marrë James Rodriguez nga Real Madrid (i huazuar me të drejtën e blerjes). Të larguarit:

Badstuber, Xabi Alonso dhe Lahm. Është blerë përfundimisht nga Juventus Coman (21 milionë euro) dhe është shitur përfundimisht Benatia, gjithmonë te bardhezinjtë (17 milionë). Objektivat: Sanchez dhe Carrasco, njofton telesport.

BAYERN MUNICH (4-3-3) Neuer, Kimmich, Hummels, Boateng, Alaba, Thiago, TOLISSO, Vidal, Robben, Leëandoëski, JAMES RODRIGUEZ. Tr. Ancelotti.