Blair mund të jetë pjesë e ekipit të presidentit Trump

Blair mund të jetë pjesë e ekipit të presidentit Trump

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, ka zhvilluar një takim sekret në Shtëpinë e Bardhë, ku është diskutuar rreth mundësisë që Blair të punojë për Presidentin amerikan Donald Trump.

Blair ka folur me dhëndrin dhe këshilltarin e lartë të Presidentit Trump, Jared Kushner, të mërkurën, ku e kanë konsideruar mundësinë që Blair të jetë i dërguari i administratës së Trump për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, bën të ditur gazeta britanike Mail Online.

Gazeta ka mësuar se Blair dhe Kushner janë takuar tri herë në fshehtësi që prej muajit shtator, kurse javën që shkoi takimi kishte zgjatur plot tri orë.

Thuhet se Tony Blair e sheh këtë post si mundësi që të përmirësojë imazhin e tij karshi botës islamike, pas luftës që kishte zhvilluar Britania në koalicion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më parë, Blair ka qenë i dërguar i grupit të ashtuquajtur ‘Kuarteti’, katërshes së përbërë nga Bashkimi Evropian, ShBA-ja, Rusia dhe Kombet e Bashkuara, pikërisht në Lindjen e Mesme. Kjo e bën atë opsion të mirë për administratën e papërvojë të Trump lidhur me relacionet me Lindjen e Mesme./gazetametro.net