Artikull i sponsorizuar

Black Friday&Weekend shoping i çmendur në Skopje City Mall

Black Friday&Weekend shoping i çmendur në Skopje City Mall

A jeni gati për ngjarjen më të madhe për shoping për këtë vit? Çlodhuni mirë, merruni vesh me partnerët tuaj më të afërm për blerje dhe nisuni në aksion: shoping i paharruar në Skopje City Mall ditën kur të gjithë botën e kap çmenduria e shopingut e quajtur Black Friday!

Çfarë mund të prisni këtë fundjavë në  Skopje City Mall? Nga e premtja (24.11), më tepër se 130 lokale do të sigurojnë lirime speciale të cilat do të lëvizin nga -20% deri në -70%. Në qoftë se nuk arrini t’i shëtisni të gjitha dyqanet për një ditë dhe të blini gjithçka që u nevojitet, Black Friday në Skopje City Mall edhe këtë vit do të zgjasë gjatë gjithë fundjavës.

“Çdo vit kemi aksion të suksesshëm Black Friday dhe konsumatorët me padurim e presin të premten e fundit të muajit nëntor për këtë vit. Edhe këtë vit zbritjet lëvizin nga -20% deri në -70% tek shumica e 130 lokaleve. Të udhëhequr nga qëllimi që të mundësojmë kushtet më të mira për një shoping të paharruar, për herë të katërt me radhë e organizojmë Black Friday gjatë gjithë fundjavës, që të gjithë konsumatorët tanë të cilët nuk kanë arritur të blejnë gjithçka që u nevojitet të premte, të mund të shfrytëzojnë edhe dy ditë plus.  Dua të theksoj me patjetër, se këtë vit kemi një numër të madh pjesëmarrësish në këtë fushatë.” – deklaroi Darko Pançevski nga Sektori i marketingut i Skopje City Mall.

Nga Skopje City Mall thonë se këtë vit presin numrin më të madh të blerësve dhe thyerjen e rekordeve të veta dhe njëkohësisht u bëjnë thirrje të gjithëve që t’i shfrytëzojnë kushtet e përkryera dhe lirimet atraktive dhe të blejnë diçka për vete dhe për më të afërmit. Ata thonë se në suazat e aksionit Black Friday do të organizojnë edhe aktivitete shtesë me të cilat do t’u bëjnë surpriza konsumatorëve.