Biznesmeni i respektuar nga politikanët që merrte ryshfet për të mbyllur raste në Polici

Biznesmeni i respektuar nga politikanët që merrte ryshfet për të mbyllur raste në Polici

“Në fund të korridorit të errët të hotelit “Grand”, e vetmja që ndriçon është zyra modeste e Rrahimit”, nisë një nga storjet e publikuara në mediat online për biznesmenin Rrahim Shahinit.

“Nga këtu fillon gjithçka”, thoshte Hashimi, drejtues i kompanisë City Group derisa tregonte për planet e investimeve milionëshe e hapjen e qindra vendeve të reja të punës në vitin 2016.

Por në fakt “e vetmja gjë” që ka ndriçuar brenda zyrës së biznesmenit Hashimi ka qenë “ryshfeti qindra mijëra eurosh”.

Rrahim Hashimi është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin në një rast penal.

Për të mbyllur një hetim, Rrahim Hashimi, sekser i Policisë së Kosovës, ka kërkuar ryshfet 100 mijë euro nga familjarë të zyrtarëve të akuzuar të Qendrës për Avokim dhe Diplomaci, raporton KTV e cila publikoi video-incizime, ku Rrahim Hashimi shihet duke marrë paratë nga familjarët.

Ky incizim është bërë në një zyrë në hotelin “Grand”, më 7 dhjetor të vitit të kaluar, kur Rrahim Hashimi kishte pritur dy familjarë të dy drejtuesve të organizatës.

Gjatë kohës që po numëronte të hollat e telefonon një zyrtar i lartë policisë të cilin e ka të regjistruar me shkronjën E, dhe me të cilin ishin dakorduar të takoheshin pas 15 minutave. Për këtë rast të ndikimit në sistemin e drejtësisë, po hetohet vetëm Rrahim Hashimi.

Familjarët e tyre nuk e kishin qëllimin që të mbyllnin rastin, por të mblidhnin argumente se Policia e Kosovës i ka shantazhuar vazhdimisht.

E Hashimi, sipas të dhënave në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Hashimi është një nga pronarët e kompanisë “City Group”. Aksione në këtë kompani ka edhe Selim Pacolli, vëlla i ish-presidentit të Kosovës, kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli dhe Hashimi janë bashkëpronar edhe të kompanisë “Illyrian Power”, e cila përveç tjerash merret edhe me tregtimin e naftës.

Hashimi kishte pasur lidhje të forta edhe me Qeverinë.

Dhjetorin e vitit të të kaluar “City Group” kishte qenë bashkë organizatore e Forumit Ndërkombëtar të Biznesit Hungarezo-Kosovar në të cilën kanë marrë pjesë edhe Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Hashimi atëkohë thoshte se sivjet kanë filluar përgatitjet për forumin tjetër ekonomik i cili do të mbahet kah mesi i vitit 2017 e ku aty do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Hungarisë, por edhe shumë biznesmenë të suksesshëm nga të dyja shtetet.

Megjithatë kjo nuk do të realizohet sepse Hashimi gjendet në paraburgim.

Për Hashimin disa ditë më parë gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e arrestit prej 30 ditësh./Insajderi.com