Biznesmenët kosovarë synojnë Sarandën

Ata po shqyrtojnë mundësinë që të hapin bizneset e tyre në Sarandë. Prania e biznesit kosovar në Sarandë është në rritje në vitet e fundit

Biznesmenët kosovarë synojnë Sarandën

Bregdeti i Sarandës është njëri nga plazhet më të vizituara nga qytetarët e Kosovës gjatë muajve të verës, por edhe kur kanë mundësi. Tashmë, Saranda është shndërruar në një vend turistik shumë të rëndësishëm, sidomos për shqiptarët e Kosovës, raporton albinfo.ch.

Për këtë arsye 23 përfaqësues të bizneseve kosovare kanë zhvilluar një takim me dy ministret e dy vendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës, bëjnë të ditur mediat shqiptare.

Vizita e tyre do të jetë tre ditëshe dhe do të shikohet mundësia që të hapin bizneset e tyre në Sarandë.

Prania e biznesit kosovar në Sarandë është në rritje, kurse sezoni për këtë vit pritet të jetë më i suksesshmi për disa ndërmarrje të përbashkëta.

Në Sarandë që disa vite ushtrojnë bizneset e tyre shqiptarët nga Kosova, derisa kjo gjë pritet të përhapet në vitet në vazhdim.