Biznesi mobil i Samsung është sa gjysma e atij të Apple

Në mënyrë që të rifitojë besimin Samsung pretendon se ka ndërtuar telefonin perfekt dhe pa të metë. Megjithatë Galaxy Note 7-ta nuk është e vetmja arsye që Samsung duhet të shqetësohet.

Biznesi mobil i Samsung është sa gjysma e atij të Apple

Samsung prezantoi ditën e djeshme telefonin e shumëpritur Galaxy S8 në një eveniment mbajtur në Nju Jork. Pas katastrofës që pllakosi kompaninë me Galaxy Note 7-ën, Galaxy S8 vjen për ti bërë përdoruesit të harrojnë atë çfarë kanë kaluar më parë me një telefon Samsung.

Në mënyrë që të rifitojë besimin Samsung pretendon se ka ndërtuar telefonin perfekt dhe pa të metë. Megjithatë Galaxy Note 7-ta nuk është e vetmja arsye që Samsung duhet të shqetësohet, shkruan PcWorld.

Shitjet e telefonëve Samsung kanë rënë poshtë atyre Apple. Kompania mund të jetë e para për nga numri i njësive të shitura por nga të ardhurat e gjeneruara prej tyre. Vetëm iPhone mund tërë divizionin mobil të Samsung me 70% diferencë në të ardhura.