Bizneset humbin rreth 300 milionë euro shkaku i rrymës

Bizneset humbin rreth 300 milionë euro shkaku i rrymës

Në një takim të mbajtur sot nga Oda Ekonomike e Kosovës u diskutua për tarifat e energjisë elektrike ndërmjet bizneseve dhe përfaqësuesve të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Ky takim është mbajtur në kohën kur ZRRE ka intensifikuar debatet rreth aplikimit të tarifave të reja energjetike.

Kryetar i bordit të ZRRE, Krenar Bujupi, ka thënë se nga 1 prilli një kategori e caktuar e bizneseve e kanë tregun e hapur dhe mund të zgjedhin furnizuesin.

Sipas tij, në tregun e Kosovës përveç KESKO-it janë edhe dy kompani furnizuese, njofton Klan Kosova

E drejtuesit e bizneseve janë ankuar përveç çmimeve edhe për telashet në furnizim.

Në këtë takim gjithashtu u bë e ditur se nga problemet në furnizim bizneset kosovare kanë humbur rreth 300 milionë euro gjatë vitit 2016.

Vendimin e ZRRE e kanë kritikuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ku kanë theksuar se Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike është duke bërë “loja” me konsumatorë të energjisë elektrike. /Insajderi.com