Bitcoin shënon rritje rekorde

Bitcoin shënon rritje rekorde

Monedha virtuale Bitcoin shënoi një rekord të ri sot, pasi çmimi i saj ka kaluar shifrën e 8 mijë dollarëve amerikanë për herë të parë.

Në bursën e Bitstamp, me bazë në Luksemburg, Bitcoin tregtohet me një çmim prej 8 mijë e 197 dollarëve.

Një rritje kaq e shpejtë e kësaj monedhe virtuale, ka bërë që shumë ekonomist dhe biznesmen të reagojnë, duke e quajtur Bitcoinin “një fluskë që mund të shpërthej”. Investitori i njohur amerikan, Warren Buffet kishte thënë se “nuk i beson” monedhës virtuale Bitcoin.