Biserko: Ratko Mlladiq dhe gjenocidi në Srebrenicë nuk ndahen

Biserko: Ratko Mlladiq dhe gjenocidi në Srebrenicë nuk ndahen

Kryetarja e Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko i tha të përditshmes së Beogradit, “Danas”, se Ratko Mlladiq dhe gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të ndahen dhe ky duket është shkaku i atmosferës në të cilën zyrtarët serbë reagojnë më ndryshe dhe më butë ndaj një kohe të shkuar, transmeton Koha.net.

“Aktakuza dhe aktgjykimi rrumbullakuan luftën në Bosnjë e Hercegovinë dhe nuk lënë kurrfarë mëdyshjesh se për çfarë lufte dhe krimesh bëhet fjalë. Së këndejmi ndodh kthimi nga e ardhmja pa u marrë me përmbajtjen e aktgjykimit ndaj Ratko Mlladiqit”, është shprehur Biserko.