Thaçi atje ka zhvilluar një takim me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer, ku edhe i ka shprehur gatishmërinë për vazdhimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, transmeton lajmi.net.
Pas takimit, në një prononcim të shkurtër për televizionin “N1”, Thaçi ka thënë se takimet e reja në Bruksel pritet të vazhdojnë gjatë gjysmës së dytë të muajit qershor.
“Besoj se në gjysmën e dytë të qershorit do të kemi takime të reja në Bruksel”, u shpreh shkurtimisht Thaçi.
Ndryshe, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u ndërprenë pas arrestimit në Mitrovicë të drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, veprim ky që Beogradi zyrtar e kishte cilësuar si të pamatur dhe kërcënim ndaj shtetit serb.