Binjakët “unikë” që habitën botën

01.06.2018 12:50
Binjakët “unikë” që habitën botën

Dy binjakë në Australi kanë lindur me ngjyrën e lëkurës ndryshe nga njëri-tjetri, Lucas ka lindur me sy të kaltër dhe lëkurë të çelur dhe Levi, ka sy dhe flokë ngjyrë gështenjë në të errët.

“Unë dhe Justin, bashkëshorti im e kemi zbuluar ndryshimin e tyre në javën 19-të të shtatzënisë, gjatë ekografisë 3D”, tha nëna e binjakëve.

Pas lindjes dhe pastaj rritjes, kanë nisur të shfaqen ndryshimet gjenetike tek dy vëllezërit: Lucas ka marrë gjithçka nga nëna, ndërsa Levi ka trashëguar gjenet e të atit, i cili ka origjinë indiane.

“Ata nuk janë të ndryshëm, janë unikë”, ka thënë nëna e djemve, Teegan Wardill.