Binjakët e Beyonce kalojnë ditët e para në shtëpinë 400.000 dollarëshe

Binjakët e Beyonce kalojnë ditët e para në shtëpinë 400.000 dollarëshe

Binjakët e sapolindur të çiftit më famë botërore, Jay Z dhe Beyonce, janë liruar nga spitali. Sipas mediumit amerikan TMZ, ata lindën dy javë para kohës.

Anëtarët më të rinj të familjes Carter kaluan rreth një javë e gjysmë në Qendrën Mjekësore UCLA, duke u trajtuar për një sëmundje që mendohej të ishte verdhëza.

Kjo sëmundje nuk ishte kërcënuese për jetën e binjakëve, përcjell Insajderi.

Gjinitë dhe emrat e foshnjave nuk janë zbuluar nga prindërit e tyre, mirëpo TMZ raporton se kishin një djalë dhe një vajzë.

Ditët e para të këtyre binjakëve do të jenë në shtëpinë luksoze me cira, në Malibu, me cmim 400.000 dollarë për muaj.

Gjatë muajve të fundit, çifti Carter kanë kërkuar një vendbanim të përhershëm në Los Anxhelos.

Jay-Z po përgatit albumin e tij të 13-të, i cili do të publikohet këtë të premte. /Insajderi.com