Bill Gates do të dhurojë 4,6 miliardë dollarë nga pasuria e tij

Bill Gates do të dhurojë 4,6 miliardë dollarë nga pasuria e tij

Themeluesi i Microsoft-it dhe biznesmeni më i pasur në botë Bill Gates ka vendosur që ta dhurojë pjesën prej 4 miliardë e 600 milionë dollarëve.

Ndërkaq nuk dihet ende se ku do të dërgohet ky donacion. Në formularin për aplikim, nuk ka informacione se ku do të dërgohet ky donacion i fundit i Gates, shkruan Anadolu Agency.

Në këtë mënyrë Gates që nga viti 2000 e deri më tani ka dhuruar 16 miliardë dollarë prej aksioneve të tij në Microsoft, dhe kjo do të jetë ndihma më e madhe e tij e bamirësisë deri më tani.

Pasuria e vlerësuar e Bill Gates, nga korriku i vitit 2017 mendohet të jetë 89 miliardë e 900 milionë dollarë.