Bill Gates shpjegon suksesin… dhe s’ka të bëjë fare me paratë

Bill Gates shpjegon suksesin… dhe s’ka të bëjë fare me paratë

Nëse bëhet fjalë për paranë, pushtetin apo famën, suksesi do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

Për Bill Gatesin, ai është i përcaktuar nga dy faktorë: të bësh ndryshimin dhe të kujdesesh për njerëzit që ke më afër.

“Warren Buffett ka thënë gjithmonë se matësi [i suksesit] është nëse njerëzit e afërt me ju janë të lumtur dhe ju duan,” shpjegoi Gates gjatë një bashkëbisedimi në Reddit, kur u pyet për idenë e tij të suksesit .

“Është gjithashtu mirë të ndiheni sikur keni bërë ndryshim – duke shpikur diçka ose duke rritur fëmijë, ose duke ndihmuar njerëzit në nevojë”, vazhdoi ai.

Megjithëse rrethi i tij i ngushtë është më i vështirë për t’u depërtuar, është e lehtë të shohësh se Gates e ka arritur pjesën e dytë të përgjigjes së tij.

Kur ishte vetëm 20 vjeç, Bill Gates bashkë-themeloi Microsoft me shokun e tij të fëmijërisë Paul Allen. Muaj para ditëlindjes së tij të 31-të, kompania u regjistrua në bursë, duke e bërë Gates një miliarder, shkruan Bota.al

Tani, njeriu më i pasur në botë me 85.2 miliardë dollarë në emrin e tij, Gates shpenzon ditët e tij duke drejtuar Fondacionin Bill & Melinda Gates, një nga organizatat bamirëse më të fuqishme në botë. Fondacioni – i cili kontrollon një fond prej më shumë se 40 miliardë dollarësh – synon të nxjerrë miliona njerëz nga varfëria, me një fokus të madh në eliminimin e HIV, malaries dhe sëmundjeve të tjera infektive.