Bill Gates rrëzohet nga froni, nuk është më njeriu më i pasur në botë

Bill Gates rrëzohet nga froni, nuk është më njeriu më i pasur në botë

Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur i globit. Manjati i Microsoft është zbritur nga froni nga një tjetër manjat i teknologjisë.

Jeff Bezos i Amazon nga kjo e enjte është njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij përllogaritet në 90.6 miliardë dollarë, duke u bërë i pari person që arrin këtë shifër.

Gates tani është i dyti në listën e më të pasurve, në të cilën bën pjesë edhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, si i pesti me radhë.

Bezos zotëron thuajse një të pestën e aksioneve të Amazon, aksione që të enjten pësuan një rritje prej 1.6 përqind.

Vitet e fundit ai është përqendruar më shumë tek projekti “Blue Origin”, biznesi i raketave hapësinore dhe tek “Washington Post”, tek të cilat është pronar i vetëm, shkruan Top Channel.

Rritja e Bezos dhe konfirmimi i Mark Zuckerberg, sipas ekspertëve vërteton edhe njëherë përparësitë e teknologjisë në bursa.

Këta janë pesë të parët e listës së më të pasurve në botë dhe kompanitë e tyre:

1.Jeff Benzos – Amazon

2.Bill Gates – Microsoft

3.Amancio Ortega – Zara

4.Warren Buffett – Berkshire Hathaway

5.Mark Zuckerberg – Facebook