Bilic: Carlos Bacca dëshiron transferimin tek Arsenali

Bilic: Carlos Bacca dëshiron transferimin tek Arsenali

Trajneri i West Ham United, Slaven Bilic, ka thënë se ai ka dështuar që të transferojë sulmuesin e Milanit, Carlos Baccan, pasi që ky i fundit dëshironte të luante për Arsenalin.

West Ham ka transferuar sulmuesin Simone Zaza nga Juventus, por Bilic thotë se në listë ka qenë edhe Batshuayu dhe Bacca, shkruan mediumi britanik Daily Express.

“Këta kanë qene në listën tonë që nga fillimi, por e dinim se do të jetë e vështirë.  Ne edhe vitin e kaluam dëshiruam ta merrnim Zazan, por Juventusi nuk pranoi. Ndërsa Bacca nuk na shihte si opsion sepse priste të kalonte tek Arsenali ose Atletico,” ka thënë ai.

Por, Bilic thotë se është i lumtur që ka transferuar Zazan./Insajderi.com