“Bileta” për garat evropiane mund t’i kalojë Prishtinës

“Bileta” për garat evropiane mund t’i kalojë Prishtinës

Finalja e Kupës së Kosovës do të luhet më datë 31 maj në orën 16:30 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar agjendën e këtij takimi ku Llapi i Podujevës dhe Besa e Pejës do të kërkojnë të fitojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend i cili mbart dhe një biletë pjesëmarrjeje në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm.

Por sipas licencimit të klubeve, vetëm Llapi mund të luajë në Ligën e Europës nëse fiton Kupën. Ky klub e ka përfituar licencën e pjesëmarrjes, ndërsa Besa në rast suksesi në Kupë nuk mund të luajë në Europë sepse nuk është pajisur me licencë. Në rast se Kupën e fiton Besa, në Ligën e Europës do të shkojë skuadra e renditur e dyta në Superligë, Prishtina.

Fituesi i Kupës së Kosovës do të përfitojë gjithashtu 20 mijë euro shpërblim, ndërsa humbësi në finale do të marrë 10 mijë euro.(panorama sport)