Bilanc i ri, pas goditjes së uraganit “Florence” kanë pësuar 31 persona

Bilanc i ri, pas goditjes së uraganit “Florence” kanë pësuar 31 persona

Së paku 31 persona kanë humbur jetën në goditjen e stuhisë tropikale “Florence” në bregun lindor të SHBA, kanë kumtuar autoritetet amerikane bilancin e ri të viktimave dhe kanë shtuar se dëmet mund të vlerësohen në disa miliardë dollarë.

“Florence”, e cila tani është stuhi tropikale, lëvizi nga verilindja e SHBA me të reshura të forta të cilat e goditën Karlolinën Veriore dhe Jugore, si dhe lindjen e Virxhinias.

Autoritetet e rajoneve të rrezikuara frikohen nga rrëshqitjet e dheut dhe derdhja e lumenjve. Më shumë se 480.000 ekonomi familjare edhe më tutje janë pa rrymë në Karolinën Veriore.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Virxhini, Karolinën Veriore, Karolinën Jugore dhe në Merilend. Sipas vlerësimeve të para, dëmet nga “Florence” mund të arrin deri në 2,5 miliardë dollarë./Insajderi.com.