BIK: Përdhosen mbishkrimet e agjencisë TIKA në muret e xhamisë së madhe

BIK: Përdhosen mbishkrimet e agjencisë TIKA në muret e xhamisë së madhe

Mbrëmë persona të panjohur kanë atakuar e vandalizuar mbishkrimet e Agjencisw Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) që janë të vendosura në muret dhe hapësirat e Xhamisë së Madhe dhe xhamisë Jashar Pasha në Prishtinë.

“Cenimi në çfarëdo formë  i objekteve fetare është akt i shëmtuar e i papranueshëm, ndërsa atakimi dhe përdhosja e emrit të Agjencisë  TIKA  e cila ka restauruar këto dy xhami monumentale të mbrojtura me ligj,  përveç që është akt qyqar e veprim i ulët,  për më tepër  si i tillë është veprim i dëmshëm sepse nxit  urrejtje, mos durim  ndaj popullit mik turk, përkrahja e mbështetja e të cilit nuk ka munguar për asnjë çast”, thuhet në komunikatë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas BIK të përdhosesh  mbishkrimin e një institucioni që ka restauruar monumentet e trashëgimisë materiale përveç që është vepër e dënueshme ngërthen në vete edhe veti të mosmirënjohjes dhe përbuzje për partnerët e miqtë tanë ndërkombëtar –  për ata që na ndihmuan, përkrahen e mbështetën, gjë që nuk është virtyt e as vlerë e populli tonë.

“Ne edhe me këtë rast i shprehim mirënjohje TIKA-s,  për projektet që ka realizuar dhe po realizon anekënd Kosovës e në të njëjtën kohë shprehim keqardhje që individë të caktuar kanë përdhosur emrin dhe logon e tyre.  Aktet e veprimet e tilla të liga  i dënojmë fuqishëm  dhe në të njëjtën kohë  kërkojmë nga organet  kompetente që  kryesit e këtyre akteve të turpshme  të zbulohen dhe sa më parë të sillen para drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim