BIK njofton për të pamen e Lavdrim Muhaxherit

BIK njofton për të pamen e Lavdrim Muhaxherit

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kacanik, Florim Neziraj ka njoftuar zyrtarisht për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit në Siri.

Neziraj tha se mëngjesin e sotëm familjarët e Muhaxherit e kanë njoftuar BIK-un për vdekjen e tij, duke kërkuar që si BIK në të bëjëm publike njoftimin.

“Në e kemi realizuar kërkesën e tyre dhe njëkohësisht u kemi shprehur ngushëllime. Qytetarëve të Kaçanikut ju kemi njoftuar vdekjen e Lavdrim Muhaxhir dhe ceremonia e ngushëllimeve do të vazhdoj pesë ditë”

“Me të takuar vëllaun e tij e kemi diskutuar nëse është e konfirmuara vdekja e tij, dhe ai më tha se ka fakte të mjaftueshme nga bashkëluftëtarët e tij që janë atje dhe se kanë biseduar me shokët e tij që kanë qenë me të vendin e ngjarjeve. Familjarët me kanë thënë se vdekja ka ndodhur në Siri po nuk më është treguar vendi i sakt ku”, tha ndër të tjera Neziraj. /Insajderi.com