Big Beni do të jetë i heshtur për katër vjet

Big Beni do të jetë i heshtur për katër vjet

Big Beni i Parlamentit të Britanisë sot ka tingëlluar për herë të fundit, pasi gjatë riparitmit të paraparë do të jetë i heshtur për pothuajse katër vite.

Kambana e tij e njohur me peshë prej 13.7 tonelatave, do të jetë jashtë funksionit, me përjashtim të rasteve speciale.

Shkak për këtë heshtje do të jetë riparimi i Kullës Elizabeth, ku gjendet kambana.

Gjatë punëve të riparimit, kulla pjesërisht do të jetë e rrethuar me skele dhe nuk do të duket e plotë.

Ky objekt është ndër vendet që vizitohen dhe fotografohen më së shumti në Londër.

Për çdo orë, është dëgjuar tingulli në Big Ben, për më tepër se 150 vjet. Herën e fundit, ai kishte heshtur në vitin 2007.

Vendimi për ta heshtur njërën prej orëve më të njohura në botë për kaq gjatë, është kritikuar nga establishmenti britanik, ndërsa parlamenti ka thënë se do ta shqyrtoj përsëri zgjatjen e heshtjes së tij.