Bie në ujë deklarimi i Thaçit se “ushtria do të bëhet javën e ardhshme”

08.03.2017 21:31
Bie në ujë deklarimi i Thaçit se “ushtria do të bëhet javën e ardhshme”

Deklarimet e NATO-s dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë për projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri pa prekur Kushtetutën duke kërkuar kështu edhe dakordimin e pakicës serbe për ushtrinë, i hedhë poshtë pritjet e Thaçit, që projektligji i nisur nga ai të miratohet javën tjetër.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dorëzoi para dy dite në parlament projektligjin për ndryshimin e misionit të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga një forcë civile, në një forcë me përgjegjësi mbrojtëse e ushtarake, duke thënë se do të dëshironte që ky proces të mbështetej edhe nga përfaqësuesit politikë të komunitetit serb në Kosovë, që siç tha ai, po pengohen nga Beogradi dhe projektligji të votohej në Kuvend.

“Kryesia e Parlamentit nesër do të shqyrtojë këtë çështje, do t’ia dërgojë qeverisë së Kosovës për të dhënë mendim dhe unë dua të besoj që në ditët e ardhshme, më së largu javën e ardhshme, do të dërgohet për votim në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Thaçi, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Por kundërshtimi ndërkombëtarë nuk është arsyeja e vetme.

Pikërisht në ditën kur projektligji u kundërshtua, Kuvendi i Kosovës i dha një muaj kohë Qeverisë së Kosovës të japë mendimin e saj për projektligjin që FSK-së i jep mandat ushtarak.

Kryesia e Kuvendit e procedoi tuje këtë projektligj, duke e lënë në dorën e qeverisë kohën e kthimit të tij në Kuvend.

Tash Qeveria nuk do ta ketë edhe aq të thjeshtë miratimin e një kërkese të tillë pas kundërshtimeve të NATO-s dhe SHBA-së.

Por, pavarësisht që votimi i projektligjit mund të bëhet me shumicë të thjeshtë, Veseli ka lënë të hapur mundësinë që serbët të kthehen për ta votuar atë./Insajderi.com