Në muajin tetor të këtij viti kanë rënë çmimet e biletave të avionit, tregojnë të dhënat e publikuara dje nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Krahasuar nga muaji shtator, në muajin tetor të këtij viti çmimi i biletave të avionit në Kosovë ka rënë me 6.1 për qind, raporton Insajderi.
Biletat e avionit kanë shënuar rënie të çmimeve në tërësi këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar, 2016. /Insajderi.com