Bie numri i azilkërkuesve kosovarë në Evropë

Bie numri i azilkërkuesve kosovarë në Evropë

Numri i azilkërkuesve nga Kosova në Evropë ka shënuar rënie masive duke e krahasuar me vitin 2015 dhe 2016, shkruan Shenoll Muharremi, drejtor ekzekutiv i Grupit për Zhvillim LLC në rrjetin social Twitter.

Nga 66,885 azilkërkues sa ishin në vitin 2015, numri i tyre ka rënë në 9,160 në vitin 2016.

Në këtë listë kryesojnë sirianët, afganët dhe irakianët, përderisa numri i kërkimit të azilit nga ta nuk ka ndryshuar gjatë këtyre dy viteve.

Rënie të azilkërkuesve kemi edhe nga shqiptarët e Shqipërisë ku nga 65,935 në vitin 2015 numri ka rënë në 28,925 për vitin 2016. /Insajderi.com