Bie nga kulmi i shtëpisë – lëndohet punëtori në Deçan

Bie nga kulmi i shtëpisë – lëndohet punëtori në Deçan

Të shtunën në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit, një person i gjinisë mashkullore -punëtor krahu ka kërkuar ndihmë mjekësoro në QKMF pasi që ishte rrëzuar nga kulmi i shtëpisë ku ishte duke punuar.

 

“Viktima është transferuar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor”, njofton policia.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Insajderi.com