Bie nga kati i katërt i banesës në Gostivar, pëson lëndime të rënda trupore

Bie nga kati i katërt i banesës në Gostivar, pëson lëndime të rënda trupore

Qytetarja N.N. (31) nga Gostivari ka rënë nga dritarja nga kati i katërt i banesës në të cilën ka qëndruar, në rrugën “Mara Ugrinova”.

Nga rrëzimi, siç kumtoi MPB-ja, ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore në spitalin e Gostivarit, urgjentisht është transferuar në Klinikat e Shkupit.

Është kryer inspektim dhe punohet në zbardhjen e rastit, i cili është paraqitur dje rreth orës 17:45.