Bie blloku B2, fillojnë reduktimet e rrymës

Bie blloku B2, fillojnë reduktimet e rrymës

Ka rënë nga sistemi Bllokut B2 të Termocentralit Kosova B, si pasojë e së cilit do të fillojnë reduktimet.

“Nga mbrëmë, për shkak të nevojës së balancimit si dhe ruajtjes së sigurisë së Sistemit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga rënia e papritur e Bllokut B2 të Termocentralit Kosova B”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se KOSTT ka kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizimin me energji elektrike.

“Kjo gjendje po vazhdon edhe sot. Të gjitha palët relevante në sektorin e energjisë janë të angazhuar maksimalisht për ta tejkaluar këtë gjendje dhe kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët. Kjo njësi, sipas paralajmërimeve pritet të kthehet në sistem sot pasdite”.