Biden: Millosheviq planifikonte pastrim etnik, jo luftë qytetare

Biden: Millosheviq planifikonte pastrim etnik, jo luftë qytetare

Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, i cili sot në Uashington mori çmim për vepër jetësore nga Këshilli këshilldhënës i Bosnjes dhe Hercegovinës, deklaroi se duhet të flitet dhe të përmendet gjenocidi në Bosnje.

Biden tha se nuk ka asgjë për çka është më shumë krenar nga lidhshmëria me përpjekjen që të ndërpritet gjenocidi në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ai u përkujtua edhe në kohën kur ka dëgjuar për agresionin dhe krimet të cilat kanë ndodhur në vitet e 90-ta në këtë vend, raporton gazeta boshnjake Vecernji.ba, njofton Insajderi.

“Përmes dëgjimit dhe kontakteve me diplomatë të tjerë isha i bindur se Sllobodan Millosheviq planifikon pastrim etnik në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Biden.

Siç vetë tha, gjatë agresionit ka besuar se populli në BeH ka të drejtë të mbrohet, madje për këtë arsye në vitin 1992 e ka propozuar Rezolutën për vendosje të embargos për importim të armëve, që OKB-ja dhe NATO-ja më vonë vendosën ta imponojnë.

Ai theksoi se ka shtuar edhe një element, ndërsa ai është që të vendoset embargo dhe të sulmohet APJ, e cila e ka kaluar lumin Drina që të shkaktojë kaosin që e ka planifikuar në Bosnje, por që atëherë asgjë nuk ka ndodhur. /Insajderi.com