Biden: “Do ta kisha rrahur Trump-in”

Biden: “Do ta kisha rrahur Trump-in”

Ish zëvendëspresidenti i SHBA Joe Biden sot ka deklaruar se do ta kishte rrahur presidentin amerikan Donald Trump po të ishin në shkollë të mesme, për shkak të komenteve të tij për gra, ndërsa Trump është përgjigjur se Biden “do të binte duke qarë”.

“Më pyetën se a do të kisha debatuar me atë zotëri, dhe unë thash se nuk do të kisha folur me të. Tash, po të kishim qenë në shkollë të mesme, e kisha quar prapa sallës së edukatës fizike dhe do ta kisha rrahur keq”, ka thënë Biden duke folur mbi komentin e Trump-it nga viti 2016, kur kishte thënë “se mund të kap një grua kudo” dhe se “asaj do t’i kishte pëlqyer”, dhe më pas kishte kërkuar falje për këtë deklaratë.

Siç transmeton CNN, Biden për këtë koment kishte fituar duartrokitje të madhe nga studentët e Universitetit në Majami, të cilët i përkrahin demokratët dhe të cilët xhirimin e fjalimit të tij e kishin publikuar në Facebook. transmeton Insajderi.com.

“Kam qenë nëpër shumë zhveshtore gjatë gjithë jetës, jam atlet shumë i mirë. Çdo njeri i cili ka folur kështu, zakonisht ka qenë ndonjë bir bushtre më i trashë dhe më i shëmtuar në zhveshtore”, ka thënë Biden.

Ai ka thënë se gazetarët vazhdimisht e pyesin se a nuk ka dëshirë që t’i kundërvihet Trump-in në mënyrë verbale, ndërsa ai gjithmonë përgjigjet se e kishte quar prapa ndërtesës së edukatës fizike, sepse ai pikërisht këtë e lyp.

Trump-i përgjigjen në komente të ish zëvendëspresidentit e ka shpërndarë nëpërmes të Twitter-it.

“Joe Biden-i i marrë përpiqet të sillet si ndonjë tip i rrezikshëm. Në të vërtet, ai është i dobët edhe mentalisht edhe fizikisht, megjithatë më kërcënon, për herë të dytë, me sulm fizik. Ai nuk më njeh mua, por do të kishte rënë në tokë shumë shpejt dhe shumë fortë, duke qarë gjatë gjithë kohës. Mos i kërcëno njerëzit Joe!”, ka shkruar Trump./Insajderi.com.