Beyonce shtyn koncertin, problem me vokalin

Beyonce shtyn koncertin, problem me vokalin

Pop këngëtares Beyonce i është dashur që ta shtyj koncertin që e kishte planifikuar ta mbante me 7 shtator, në stadiumin MetLife në New Jersy, për shkak se mjekët i kishin preferuar që ta bëjë një pushim vokal.

Koncerti është shtyrë për një muaj.

“Si rezultat i urdhrave të mjekut për pushim vokal, koncerti i shumë pritur në E.Rutherford është shtyrë për datën 7 tetor”, thuhet në një deklaratë, njofton MTV.

Gjatë fundjavës Beyonce kishte festuar ditëlindjen e saj të 35, ku kishte të ftuar edhe shumë koleg të saj si Nicki Minaj, Kim Kardashian, Chris Martin dhe Chance The Rapper, ku edhe ia uruan edhe këngën e saj të re”Hold Up Beu. /Insajderi.com