Beyonce pjesë e ribërjes së filmit të animuar “Disney Lion King”

Beyonce pjesë e ribërjes së filmit të animuar “Disney Lion King”

Është raportuar se zëri i këngëtares së njohur, Beyonce, është kërkuar nga “Disney”, për filmin e animuar The Lion King, shkruan Variety.

“Disney” është duke e ribërë filmin klasik të vitit 1994, ndërsa data e saktë e lirimit të filmit ende nuk është konfirmuar.

Burime pranë Variety kanë treguar se regjisori Jon Favreaui i ka ofruar këngëtares mundësinë për të dubluar Nala-n, vajzën e mbretit Mufasa në film.

Burimet thonë që ai është në gjendje të bëjë gjithçka, për ta angazhuar këngëtaren në film.

Si aktore, Beyonce është e njohur për rolet e saj në filmat: “Dreamgirls”, “The Pink Panther” dhe “Austin Powers In Goldmember”, dhe si aktore zëri në filmin e animuar “Epic”.