Qeveria, e cila përbëhet nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPO) dhe udhëheqësi i ri i konservatorit austriak Sebastian Kurz (OVP), u formua të premten më 15 dhjetor.
Anëtarët e koalicionit të ri në Austri në mes të konservatorëve dhe të djathtës ekstreme janë betuar sot përmes një ceremonie në Vjenë.
Partneri tjetër i koalicionit, Partia e ekstremit të djathtë (FPP), është partia e vetme e tillë që qeveris në Bashkimin Evropian.
Kjo parti do të drejtojë sektorët e ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes, asaj të Jashtme derisa lideri i kësaj partie, Heinz-Christian Strache, është emëruar si nën kancelar.
Qindra persona kanë protestuar afër pallatit Hofburg ku është mbajtur kjo ceremoni, duke mbajtur pllakatet si “mirë se vini refugjatë” dhe “jashtë nazistët”.
LIVE: Austrian president swears in new right-wing government
LIVE: Austrian president swears in new right-wing governmenthttp://bit.ly/2BCr2Z8
Posted by Euronews English on Monday, 18 December 2017