Betisi e mposhti Realin edhe me 12 lojtarë në fushë

Betisi e mposhti Realin edhe me 12 lojtarë në fushë

Besojeni apo jo, por çudia më e madhe në futboll ka ndodhur në mesin e një prej ekipeve më të suksesshme të të gjitha kohërave, sigurisht sa i përket Champions League, por edhe kampionateve spanjolle.

Bëhet fjalë për Realin e Madridit, ekip në të cilin u duk se asgjë nuk shkonte siç duhet mbrëmjen e së mërkurës, kur pësuan një humbje shokuese nga Real Betis në “Bernabeu”, por edhe kur bënë dy zëvendësime gjatë pjesës së dytë.

Trajneri Zinedine Zidane aktivizoi Lucas Vazquez dhe Borja Mayoral, në vend të brazilianit Marcelo dhe Luka Modriç, por duke parë tensionin e madh që ekzistonte në fushë pasi nuk po gjehej rruga e golit ndaj një ekipi të konsideruar modest, mesfushori kroat nuk e la menjëherë fushën.

Kjo do të thotë se për pak çaste Reali kishte zbritur në fushë 12 lojtarë, përfshi portierin. Në këtë pikë është dashur urdhri i zyrtarëve të ndeshjes, të cilët i kujtuan Modriç se ishte pikërisht ai njëri prej atyre lojtarëve që duhet të linin fushën, për të vendosur gjithçka në vendin e duhur./ Top Channel